Zv/kryeministrja Balluku: Lehtësi fiskale për objektivin 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

Zv/kryeministrja Balluku: Lehtësi fiskale për objektivin 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se synimi kryesor i qeverisë është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në vend prodhohet kryesisht nga transporti. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, Balluku tha se pr/ligji parashikon rritjen e përdorimit të biokarburanteve me 1% çdo vit duke nisur në vitin 2026, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030. Ajo...
Burimi: Kohajone.com