Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zunë hapësirat publike me çadra e shezlongë,procedohen penalisht 3 persona në Durrës
Policia ka vijuar me kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Mësohet se janë liruar hapësira në plazhin e Currilave, në plazhin e Spillesë dhe në Kepin e Rodonit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme. Janë sekuestruar 169 komplete me çadra dhe shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas. “Shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në...