Zulfaj: Kosova humbi 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Zulfaj: Kosova humbi 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk arriti t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat reformues që kishin afat deri në qershor 2026. Lajmin e dha kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, të hënën, më 2 nëntor. Sipas Zulfajt, nga 13 hapat e paraparë në periudhën shtesë deri në qershor 2026, Kosova arriti t’i zbatojë shtatë, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën pa u përmbushur. “Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milionë euro, ose më saktë 43.8 milionë euro, të cilat kanë humbur në afatin e qershorit”, tha ai. Reformat që mbetën...