Zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën nga PD: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh

Zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën nga PD: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. Deputetët kërkonin shfuqizimin e ligjit si antikushtetues dhe pezullimin e tij deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata rrëzoi një sërë pretendimesh të paraqitura nga deputetët: Liria e kërkimit shkencor dhe siguria juridike: U konsideruan si pretendime të reja, të paraqitura vonë dhe nuk u morën në shqyrtim. Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe hierarkisë së akteve normative: U hodhën poshtë për mungesë argumentesh kushtetuese....