Zonat e mbrojtura/ Kushtetuesja jep “OK” për ndërtimet turistike, PD humbet betejën ligjore

Zonat e mbrojtura/ Kushtetuesja jep “OK” për ndërtimet turistike, PD humbet betejën ligjore

Kërkesa e Partisë Demokratike për të shfuqizuar ligjin për zonat e mbrojtura është rrëzuar këtë të enjte nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për zonat e mbrojtura u dërgua në Kushtetuese nga ligjvënësit demokratë më 1 nëntor të vitit të kaluar. PS miratoi ligjin në Kuvend më 22 shkurt të 2024 mes kaosit të opozitës. Ai parashikon që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por që opozita thotë se rrezikon betonizimin e këtyre zonave.