Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zogistët i dalin në krah Aulon Kalasë, kërkojnë rinumërimin e votave në Durrës
👁9906
Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila ka garuar në koalicion me Partinë Demokratike në 11 Maj kërkon rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit. Kjo kërkesë e PLL vjen në mbështetje të një kërkesë të mëparshme të kandidatit Aulon Kalaja, i cili në këto zgjedhje rezulton se është kandidat i këtij subjekti zgjedhor. Më herët KAS rrëzoi kërkesën e Aulon Kalasë për rinumërim të votave me arsyetim se një kërkesë e tillë bëhet vetëm nga subjektet zgjedhore dhe jo nga kandidatët.