Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

Policia ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe ka identifikimuar dhe kapur autorët. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht: Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa. Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar...