“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…
Një biznes në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë. Zjarri ka rënë në ambientet e biznesit në katin e sipërm të ndërtesës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson situatën. Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale. Kryetari i Bashkisë Beci ka reaguar menjëherë. Postimi i plotë: “Mirënjohje çdo punonjësi të shërbimit zjarrfikës, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe shërbimit shëndetësor për gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj zjarrit në...
Burimi:
javanews.al