Zjarri shkrumbon tokën me grurë dhe 200 rrënjë ullinj

Zjarri shkrumbon tokën me grurë dhe 200 rrënjë ullinj

Pak ditë më parë, një zjarr i rënë aksidentalisht në tokën e një të moshuari, ka djegur sipërfaqet me grurë dhe ullishta në pronësi të tij në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në Ishull-Lezhë, kurse Policia pas veprimeve paraprake referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në një sipërfaqe toke në pronësi të O.Z, 88 vjeç, në lagjen Ishull-Lezhë, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar një parcelë me grurë dhe rreth 200 rrënjë ullinj.
Burimi: Kohajone.com