Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, parandalohen dëme në linjën elektrike
Një vatër zjarri ka rënë pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, situata u kontrollua në kohë dhe u shmangën dëmet serioze. Zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë vetëm barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit. Me një operacion të shpejtë, ata arritën të ndalojnë përhapjen e flakëve, duke parandaluar rrezikun ndaj infrastrukturës elektrike dhe banesave përreth. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 200 metra katrorë barishte, ndërsa fatmirësisht nuk u regjistruan dëme në objekte apo linja elektrike. Autoritetet paralajmërojnë banorët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në...