Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarri po i afrohet fshatit në Delvinë, banorët largohen në panik (VIDEO)
Një zjarr masiv ka shpërthyer para pak çastesh në Njësinë Administrative Vergo në fshatin Kalasë të Bashkisë Delvinë. Zjarri që dyshohet se ka ardhur nga Sasaj, ka përparuar me shpejtësi nga mali drejt fshatit ku rrezikohen edhe banesat. Një lagje e fshatit e cila ka rreth 20 shtëpi është duke u evakuuar nga banorët. Në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter. Sipas mediave, situata e rënduar vijon të jetë edhe në dy vatrat, atë të Kokotrafit dhe në atë të Plakotisë në Markat. Shuarja e zjarrit nga banorët, efektivë të shërbimit zjarrfikës bëhet me pompa uji në krah.