Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri ‘përpin’ një kasolle pranë disa banesave në Durrës, zbardhen detajet
👁6294
Një kasolle pranë disa banesave është përfshirë nga flakët në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet me dije se kasollja përdorej për grumbullimin e ushqimit të bagëtive. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe kanë shmangur përhapjen e tyre drejt banesave përreth. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.