Zjarri përfshin zonat me ullishte në Peqin, era e fortë vështirëson situatën në Haspiraj (VIDEO)
foto nga zjarri PEQIN-Një vatër zjarri është përhapur në fshatin Haspiraj të Peqinit, duke prekur një sipërfaqe të mbuluar me shkurre, pyll dhe ullishte. Përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë, e cila ka bërë që zjarri të përfshijë edhe sipërfaqe me pemtari. View this post on Instagram Situata është pjesë e një problematike të evidentuar ditët e fundit në zonat rurale të Peqinit, ku janë shtuar rastet e zjarreve. Një prej faktorëve që po përsërit problemin është djegia e tokave bujqësore, ndërsa flakët mund të përhapen më lehtë në kushtet e erës. Për këtë arsye, zjarrfikësit kanë përsëritur apelin për banorët që të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të tregojnë kujdes gjatë djegies së mbetjeve bujqësore./ZËRI
Burimi:
zeri.ai