Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme (28 shtator) në fshatin Bishan, njësia administrative Novoselë e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte dhe kallamishte. Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve. Zjarri ka djegur bimësinë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë flakët nën kontroll.
Burimi:
javanews.al