Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër një magazinë me materiale druri është përfshirë nga një zjarr masiv. Magazina ndodhjet në perferi të qytetit në zonën e njohur si ish-Parku. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dhe mbërritën dy grupe shërbimi zjarrfikës. Zjarri kishte rënë në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë drejt ambienteve të brendshme, efektivët e shërbimit zjarrfikës kryen prerjen e hekurave mbrojtëse të një dritareje, duke krijuar akses për futjen e ujit dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe angazhimit të dy grupeve të shërbimit, zjarri u izolua në kohë dhe u bë i mundur...
Burimi:
javanews.al