“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, nisi një sulm të ashpër ndaj Gianni Infantinos të mërkurën, duke thënë se kreu aktual i organit qeverisës të futbollit botëror “…ka nevojë për ndihmë psikiatrike”. Zvicerani 90-vjeçar e tha këtë në një intervistë me revistën gjermane “Der Spiegel”, ndërsa e përshkroi gjithashtu bashkatdhetarin e tij si një “diktator”.Blatter kritikoi vendimin e Infantinos për të krijuar një çmim për paqe nga FIFA, i cili iu dha Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përpara Kupës së Botës që u mbajt verën e kaluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi planet e Infantinos për të shitur një pjesë të të drejtave komerciale të turneut pas Kupës së Botës. Një propozim që përfundimisht u tërhoq, pas reagimeve të forta...
Burimi:
javanews.al