Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë
Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka konfirmuar se do të jetë kandidat i forcës së tij politike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore, por theksoi se prioriteti aktual i partisë nuk janë zgjedhjet lokale, por mbështetja e protestave qytetare dhe synimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH 24, me gazetaren Alba Alishani, Qori u shpreh se kandidatura e tij për Tiranën nuk është një zhvillim i ri politik, por një vendim i marrë prej kohësh nga strukturat drejtuese të partisë. “Ne nuk kemi bërë asgjë të re dhe asgjë të papritur. Këtë vendim e kemi marrë një vit më parë, kur u thirrën zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Unë dola asokohe me vendim...
Burimi:
javanews.al