“Kam respekt të jashtëzakonshëm për klubin, por…”, Pato ia vë “fajin” Milanit për dëmtimet që i shkatërruan karrierën

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për klubin, por…”, Pato ia vë “fajin” Milanit për dëmtimet që i shkatërruan karrierën

Në një intervistë me Luca Tonin në “Prime”, të titulluar “Fenomeni”, Alexandre Pato rikthehet pas në kohë dhe tregoi për përvojën e tij te Milan, por duke zbuluar se ndoshta klubi kuqezi duhej t’i kishte menaxhuar më mirë dëmtimet e shumta që sollën praktikisht dhe fundin e karrierës së tij, të parakohshme. “Sot, nëse pëson një dëmtim, fillon menjëherë punën dhe nuk qëndron duarkryq. Unë shkova në Atlanta për një javë testesh dhe u stërvita vetëm për një ditë: 12 orë fluturim, një javë atje, 12 orë për t’u kthyer, dhe të nesërmen fluturova për të luajtur në Barcelonë. Gjatë asaj ndeshjeje, zgjata këmbën dhe ndjeva dhimbje te muskuli fleksor; kisha kaluar një javë pa stërvitje dhe dy fluturime të gjata. Nesta hyri në dhomën...