Rama kërkon dialog, studentja Irini Myftaraj e sfidon LIVE: Pse nuk rrini aty, por fshiheni sa vendosni letrat?
Thirrjet e përditshme të kryeministrit Edi Rama për dialog me studentët protestues po shoqërohen me pikëpyetje dhe kundërshti nga vetë përfaqësuesit e protestës. Gjatë një interviste në emisionin ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, studentja protestuese Irini Myftaraj u përball me pyetjen se përse studentët nuk shkojnë në takimin e propozuar dhe nuk ia thonë drejtpërdrejt kryeministrit kërkesën për dorëheqje. “Pse nuk shkoni në takim dhe i thoni: Ti, zoti kryeministër, duhet të japësh dorëheqjen, duke e thënë LIVE! Se ai me karrige prapë aty do rrijë!”, ishte pyetja e Lesit. Në përgjigjen e saj, Myftaraj e zhvendosi vëmendjen te mungesa e një përballjeje të drejtpërdrejtë me studentët, duke përdorur një shprehje ironike për mënyrën se si sipas saj, po zhvillohet komunikimi me qeverinë. “Ai vetëm...
Burimi:
kohajone.com