Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite
Presidenti iranian Masoud Pesekian deklaroi në konferencën e klimës COP31 se vendi i tij kërkon kompensim për dëmet mjedisore të shkaktuara nga sulmet amerikane dhe izraelite. Kërkesa u lidh prej tij me përpjekjet ndërkombëtare për adresimin e ndryshimeve klimatike. Sipas kreut të shtetit iranian, bashkësia ndërkombëtare duhet të krijojë një lidhje të qartë mes angazhimeve për klimën në kohë paqeje dhe përgjegjësisë në kohë lufte. Ai kërkoi regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve mjedisore që kanë ardhur si pasojë e sulmeve ushtarake. Po ashtu, kërkoi ngritjen e mekanizmave për kompensimin e tyre. “Ne presim që bashkësia ndërkombëtare të krijojë një lidhje kuptimplote dhe reale midis angazhimeve për klimën në kohë paqeje dhe përgjegjësisë në kohë lufte, për të regjistruar dhe vlerësuar dëmet mjedisore të shkaktuara nga...
Burimi:
kohajone.com