Mashtrim me investime të rreme dhe pastrim parash në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

Mashtrim me investime të rreme dhe pastrim parash në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

Guardia di Finanza sekuestron pasuri me vlerë mbi 1.3 milionë euro. Hetimet shtrihen në shtatë provinca italiane dhe zbulojnë dy skema të dyshuara mashtrimi financiar. Një operacion i Guardia di Finanza-s në Lecce të Italisë ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 1.3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Në këtë çështje janë 17 persona nën hetim, të dyshuar si organizatorë dhe pjesëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se ushtronte aktivitet në disa zona të vendit. Operacioni është zhvilluar nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanza-s në Lecce, në bazë të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria e Republikës dhe me urdhër të gjyqtarit të hetimeve paraprake pranë Gjykatës...