Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarri përfshin ishullin turistik grek, flakët ndihmohen nga era, dhjetëra të evakuuar
Ekipet e zjarrfikësve, për të dytën ditë, po luftojnë me zjarrin e madh në ishullin turistik të Kiosit, Greqi, ndërsa flakët e nxitura nga erërat e forta po vijojnë të përhapen. Autoritetet po evakuojnë fshatrat përreth, pasi zjarri kërcënon banesat. Rreth 190 zjarrfikës, të mbështetur nga gjashtë avionë, janë të angazhuar në përpjekjet për të kontrolluar flakët. Objektivi i tyre kryesor është të parandalojnë që flakët të arrijnë në zonat e banuara. Megjithatë, përpjekjet e tyre janë komplikuar ndjeshëm nga erërat e forta gjatë ditës së sotme, sipas një zyrtari të zjarrfikësve grekë. Zjarret kanë shkatërruar tashmë sipërfaqe të mëdha...