Zjarri përfshin dy fshatra në Peqin, dëmtohen sipërfaqe me ullinj dhe bimësi

Zjarri përfshin dy fshatra në Peqin, dëmtohen sipërfaqe me ullinj dhe bimësi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi, ndërsa zjarri është përhapur në një zonë të gjerë. Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll. Në operacionin për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter. Ndërkohë, era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren. Përpjekjet për neutralizimin e vatrave vijojnë, ndërsa raportimet nga terreni flasin për sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarri në të dyja fshatrat.