Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarri në Senicë/ Niset drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës, pësoi djegie
Agim Troci, shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë. Troci, pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ai ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit. Shefi i komisariatit të policisë ka pësuar djegie në bark, krah dhe në këmbë.