Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri në Senicë djeg 11 shtëpi, flakët shkrumbojnë edhe Kishën e Shën Dhimitrit
Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, përveç shtëpive që janë djegur, flakët nuk kanë kursyer as Kishën e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin. Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë të lënduar, ndërsa autoritetet lokale kanë evakuuar me kohë familjet që rrezikoheshin nga zjarri. Për të përballuar situatën, në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar dy helikopterë, të cilët po kryejnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen...