Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

Zjarri i rënë mbrëmjen e së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv, ndërsa situata është përkeqësuar për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren. Pas disa orësh ndërprerje, vatrat janë riaktivizuar dhe flakët po përhapen në zonën malore, duke rritur rrezikun që zjarri të avancojë edhe në drejtim të Rubikut, në Mirditë. Përballë situatës, forcat zjarrfikëse janë vendosur në pozicionet pranë banesave, me qëllim parandalimin e afrimit të flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Në terren vijon operacioni për izolimin dhe shuarjen e vatrave, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Ndërhyrjes në tokë i është shtuar edhe operacioni nga...