Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në Lurë jashtë kontrollit prej më shumë se dy javësh, mbi 100 hektarë të djegura
Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të përhapet prej më shumë se dy javësh, duke përfshirë mbi 100 hektarë pyje dhe sipërfaqe të mbrojtura. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në një zonë të thepisur dhe të pakalueshme, ku ndërhyrja tokësore është thuajse e pamundur për shkak të mungesës së rrugëve. Për çdo ditë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me gjithë efektivin, 40 punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe një togë ushtarësh. Për të ndalur përhapjen e zjarrit, është ndërhyrë disa herë edhe nga ajri me helikopterë, të cilët kanë arritur vetëm ta lokalizojnë pjesërisht...