Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit, ndërhyrje intensive për të mbrojtur parkun e gjelbër të qytetit
👁6064
Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, është drejt normalizimit të plotë. Zjarri u shfaq pasditen e djeshme, pas orës 14:00 duke përfshirë me flakë një sipërfaqe prej afro 1 hektari të parkut të gjelbër të qytetit. Pavarësisht përmasave të mëdha që morën flakët, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse të Elbasanit dhe Librazhdit, si dhe të Forcave të Armatosura, zjarri u vu nën kontroll gjatë orëve të vona të natës. Në terren u angazhuan 12 efektivë të Forcave...