Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

Zjarri në Kalasë të Delvinës, flakët përparojnë drejt zonës së banuar

Situata në fshatin Kalasë të Delvinës paraqitet e rënduar dhe serioze pasditen e kësaj të diele, ku zjarri po përhapet i favorizuar nga era e fuqishme që fryn në zonë. Zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat dhe infrastrukturën pranë zonës së banuar, duke krijuar alarm tek banorët. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile. Për të përforcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në zonë po operon edhe një helikopter i tipit Black Hawk, i cili po realizon hedhje uji...