Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri në Kakavijë, digjen 4 shtëpi, evakuohen disa banorë! Kryebashkiaku: Greqia po ndihmon me ndërhyrje ajrore
Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në Kakavijë pasditen e sotme. Ai shprehet se për shkak të zjarrit janë djegur 4 shtëpi në fshat, si dhe janë shpëtuar 4 banorë. Gjithashtu, ai bën me dije se për shuarjen e flakëve, Greqia po ndihmon me ndërhyrje nga ajri. Deklarata: “Është situatë emergjente në Kakavijë. Janë djegur 3-4 shtëpi të fshatit. Ende nuk dihen motivet për zjarrin, policia po heton. Zjarri është në shumë zona të banuara të fshatit. Situata në këto momente është nën kontroll. Kanë ardhur zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe nga ajri...