Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zjarri në Kakavijë, digjen 3 banesa dhe 2 kasolle
Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavije ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Autoritetet...