Zjarri në Finiq, evakuohen banorët në zonën ku flakët rrezikonin shtëpitë

Zjarri në Finiq, evakuohen banorët në zonën ku flakët rrezikonin shtëpitë

Zjarret që kanë përfshirë zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit në bashkinë Finiq vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat shtetërore po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në operacion janë përfshirë ekipet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri. Ekipet zjarrfikwse po punojnw për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve. Po ashtu, është bërë i mundur evakuimi i përkohshëm i disa banorëve, të cilët ndodheshin brenda perimetrit të rrezikut.. Zjarri në bashkinë Finiq është një ndër disa vatra aktive në vend, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e vështirësojnë ndërhyrjen në terren, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme. gijotina.com/