Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri në Finiq aktiv prej 5 ditësh, pritet mbërritja e avionit zjarrfikës nga Greqia
Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje nga autoritetet qendrore dhe lokale. Pas ndërhyrjes së kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakouli, në zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të vështirë dhe të paarritshëm nga toka. Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30...