Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së, aktivizon Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile

Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së, aktivizon Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pasi vizitoi në Spitalin e Vlorës tre zjarrfikësit që pësuan lëndime, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë. Avionët zjarrfikës të BE-së në ndihmë të Shqipërisë pritet të mbërrijnë gjatë orëve në vijim. Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se temperaturat e larta do të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten. “Janë ditë që do të vijojnë të jenë të vështira përsa i përket luftës...
Burimi: Javanews.al