Zjarri në Dukat/ Flakët rrezikojnë fshatin, u afrohen banesave, vijojnë punën dy avionët nga Greqia

Zjarri në Dukat/ Flakët rrezikojnë fshatin, u afrohen banesave, vijojnë punën dy avionët nga Greqia

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Flakët u janë afruar banesave të fshatit Dukat. Pishat dhe bredhat përfshihen nga flakët, ndërsa jo me shumë se 100 m janë shtëpitë që rrezikojnë të digjen. Edhe zona e Llogorasë rrezikon, pasi flakët janë shumë afër pishave. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë....
Burimi: Top-Channel.tv