Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarri masiv përfshin malin Shpirag në Berat, operacion i vështirë shuarjeje për shkak të terrenit
Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme në mbrëmje malin Shpirag në qytetin e Beratit, duke shkaktuar djegie të konsiderueshme dhe duke vënë në alarm autoritetet. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, bimësi dhe pisha, duke rrezikuar zonën përreth. Më shumë se 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra forca të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit. Megjithatë, ndërhyrja është ndërlikuar ndjeshëm nga terreni i thyer malor dhe era e fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve. Autoritetet kanë kërkuar forca shtesë nga rrethet fqinjë për të ndihmuar...