Zjarri jashtë kontrollit në malin mbi Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin e FA-ve

Zjarri jashtë kontrollit në malin mbi Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me helikopterin e FA-ve

Zjarri në malin Vastak në fshatin Dukat vijon të jetë aktiv dhe jashtë kontrollit, pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga strukturat vendore për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja nga toka rezultoi e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve. Pas kërkesës urgjente nga emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë, pasditen e sotme ka mbërritur në zonë një helikopter i Forcave të Armatosura për ndërhyrje nga ajri. Helikopteri ka nisur fluturimet mbi zonën e përfshirë nga zjarri dhe hedhjen e ujit, me synim vënien nën kontroll të flakëve që po shkatërrojnë një sipërfaqe të gjerë me pyje...
Burimi: Javanews.al