Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Një situatë alarmante është krijuar në Njësinë Administrative Ungrej, në Lezhë, ku zjarri përparoi me shpejtësi në zonën e fshatrave Rras dhe Zimaj. Përmes një reagimi publik, deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka ngritur alarmin për përhapjen e flakëve, të cilat, sipas tij, janë afruar rrezikshëm pranë banesave, kishave dhe varrezave të komunitetit. Në pamje shihet që disa prej varrezave janë djegur. Gjekmarkaj thekson se rreziku nuk lidhet më vetëm me sipërfaqet pyjore, pasi flakët tashmë kërcënojnë drejtpërdrejt zonat e banuara dhe vendet e shenjta të fshatrave. “Situatë tejet e rëndë në Rras dhe Zimaj”, shkruan Gjekmarkaj, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, banorët ndodhen përballë një situate të rëndë dhe nevojitet mobilizimi i të gjitha forcave dhe mjeteve...