Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarret vijojnë – 19 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar sot një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 19 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas agjencisë, katër nga këto vatra janë ende aktive në terren. Vatrat e zjarrit janë shënuar në bashkitë e Dibrës, Bulqizës, Matit, Rrogozhinës, Vorës, Tiranës, Vlorës, Kuçovës, Krujës, Librazhdit, Prrenjasit, Malësisë së Madhe dhe Korçës. Aktualisht, situata më kritike paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonën e “Liqenit të Luleve” në Parkun Kombëtar Lurë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe ka përfshirë tashmë rreth 150 hektarë pyje me pisha dhe...