Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka. Ngrihen dronët Bayraktar!
Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të përballuar vatrat aktive. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar fluturime monitoruese mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nivelin e riskut dhe për të koordinuar më mirë ndërhyrjen nga toka dhe ajri. “Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar...