Zjarret në vend / Ngrihet nga Baza e Kuçovës droni Bayraktar, monitoron zonat e prekura

Zjarret në vend / Ngrihet nga Baza e Kuçovës droni Bayraktar, monitoron zonat e prekura

Forcat Ajrore në vend, kanë marrë masat për monitorimin e zonave jugore të prekura nga zjarret, në mënyrë që të evidentojnë dhe parandalojnë çdo rast të mundshëm. Nga Baza Ajrore e Kuçovës, është ngritur droni Bayraktar TB2. Ky dron, transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve. Pamjet e regjistruara nga droni, do të shërbejnë për parandalimin e përhapjes së zjarreve, reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në rast rreziku, si dhe sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese kur dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Në këtë mënyrë, Forcat Ajrore po kontribuojnë në menaxhimin efikas të situatave...
Burimi: Javanews.al