Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Zj’arret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U evidentuan 25 vatra, vetëm 1 mbetet aktive
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive. Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale. Zjarre të shuar: Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale. Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar. Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca. Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale. Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku...