Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar të gjitha, përveç vatrës në Spatharë të Skraparit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar të gjitha, përveç vatrës në Spatharë të Skraparit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Mbetet aktive një vatër zjarri në fshatin Spatharë, njësia administrative Vëndreshë, bashkia Skrapar. Zjarre të shuara janë në: Fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit, bashkia Klos. Si pasojë u dogj rreth 120 ha dhe u përshkua rreth 350 ha me shkurre, pishë dhe lis. Fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat. Si pasojë u dogj rreth 20 ha dhe...