Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret në vend, Çako: Po punohet për eliminimin e vatrave të mbetura
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako teksa ka raportuar për zjarret në vend, thotë se situata në zonën e Lukovës në bashkinë e Himarës është nën kontroll. Sipas tij vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të disa vatrave aktive në kodrat përreth. ”Sot situata është shumë më e përmirësuar. Në Lukovë kemi një situatë të kontrolluar dhe jemi duke punuar me të gjitha forcat për eliminimin e vatrave të mbetura. Gjatë javës kemi përjetuar ditë jashtëzakonisht të nxehta, të cilat kanë vështirësuar operacionet’‘, tha Çako. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se përveç faktorëve natyrorë si temperaturat e...