Zjarret në vend ‘alarmojnë’ Policinë- Ndalohen 12 persona për zjarrvënie në 3 ditë

Zjarret në vend ‘alarmojnë’ Policinë- Ndalohen 12 persona për zjarrvënie në 3 ditë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht: Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa. Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth. Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një...