Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan. Të gjitha vatrat janë arritur të shuhen dhe nuk ka dëme në njerëz, banesa apo gjënë e gjallë. Megjithatë zjarret kanë djegur rreth 35.9 ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe barishte. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët. I gjithë mekanizimi i Mbrojtes Civile në nivel...