Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në jug, digjen banesa dhe kisha e Shën Dhimitrit në Delvinë! Dukati në flakë prej më shumë se dy javësh
Pas më shumë se dy javësh nën zjarr, mësohet se situata në zonën e Dukatit është neutralizuar, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të mundësisë së riaktivizimit nga era apo temperaturat e larta. Ndërkohë, mësohet se flakët janë përhapur në drejtim të Smokthinës, pas djegieve në Sevaster dhe Ploç. Në Delvinë, zjarret janë aktivë në Tatzat, Senicë dhe Vergo, ku përveç banesave është djegur edhe kisha e Shën Dhimitrit, monument kulture. Në Kalasë, Senicë dhe Tatzat mungon energjia elektrike prej orësh për shkak të dëmtimit të linjave nga flakët. Po vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin...