‘Zjarret na zënë në befasi’/ Muçollari: Institucionet gjithnjë e më pak të përgatitura, qeveria bën propagandë

‘Zjarret na zënë në befasi’/ Muçollari: Institucionet gjithnjë e më pak të përgatitura, qeveria bën propagandë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria po përballon emergjencat civile, sidomos në kushtet e verës kur rreziku i zjarreve rritet ndjeshëm. I ftuar në studion e edicionit të orës 19:00 në SYRI TV, Muçollari u shpreh se Shqipëria, vit pas viti, përballet e papërgatitur me situata emergjente. Ai theksoi se në rast të një emergjence të paparashikuar, mund të mirëkuptohej mungesa e gatishmërisë, por duke qenë se rastet e tilla përsëriten çdo vit, tashmë duhet të ishte krijuar një fond i konsiderueshëm për emergjencat civile. “Kanë ardhur kushtet që të parashikojmë...