Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret/ Ministri Vengu: Situata kritike, 17 vatra aktive – mbërrijnë ndihma nga Italia dhe Kroacia
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë alarmante, me 17 vatra aktive në disa qarqe të vendit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se janë angazhuar rreth 1000 forca ushtarake dhe civile për përballimin e flakëve dhe për izolimin e zjarreve që rrezikojnë zonat e banuara dhe sipërfaqet pyjore. Operacionet për menaxhimin e emergjencës po koordinohen nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, prefektët lokalë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Në terren janë përfshirë gjithashtu pesë helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonat më të rrezikuara si...