Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit këtë të dielë më 3 gusht, pasi dyshohen se janë autorë të zjarrvënieve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me ullinj dhe me shkurre. Arrestimet u kryen pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe atë të Mallakastrës. Zjarri në Divjakë kishte përfshirë një sipërfaqe me 170 rrënjë ulliri, ndërsa në Mallakastër ishte djegur një sipërfaqe e tërë me shkurre. “Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me...